E kishte mbajtur të fshehtë, publikohet fotoja e rrallë e bashkëshortit të Valbona Selimllarit

Valbona Selimllari është një nga femrat më të njohura të ekranit shqiptar, e cila ndonëse prej vitesh është një figurë publike, jetën e saj private e ka mbajtur shumë të fshehtë.

Valbona është nënë e tre fëmijëve, Denit, Kejnit dhe Vivienit, por ndonëse pranoi të fliste për fëmijët në 2014-ën, ish-missi shqiptar nuk ka treguar asnjë gjë mbi bashkëshortin e saj.

Por, askush nuk e kishte vënë re se djali i Valbonës, Deni, ka publikuar një foto me të atin e tij, një vit më parë, që u kishte shpëtuar të gjithëve.

Dy djemtë kanë pozuar me të atin në një vend në qytetin spanjoll Leganes, ku në mbishkrimin e fotos, Deni shkruan: “Kohë me familjen”, duke zbuluar kështu për herë të parë fytyrën e bashkëshortit të Valbonës.

Burimi: iconstyle.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto