Flower
Flower

E kërcënuan me publikimin e fotove intime me dashnoren, njeriu më i pasur në botë bën deklaratën e papritur

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon.com dhe njëkohësisht njeriu më i pasur në botë, ka bërë një deklaratë së fundi, ku ka akuzuar pronarin e kompanisë “National Enquirer” se po e shantazhon me publikimin e disa fotove intime.

Sipas “BBC”, Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie bënë të ditur muajin e kaluar se do të divorcohen, një njoftim që u bë para se “National Enquirer” të kryente disa hetime për të zbuluar lidhjen jashtëmartesore të Bezos.

Jeff me bashkeshorten

Por ditën e enjte, themeluesi i Amazon punlikoi një email që ua kishte dërguar ndërmjetësve të tij nga “AMI”, një kompani që bën pjesë edhe “National Enquirer”, të cilët e kërcënuan Bezon se do t’i publikonin fotot intime me të dashurën e tij, Lauren Sanchez.

Miliarderi nuk tha se tabloidi i kishte kërkuar para, por tha se “National Enquirer” i kishte kërkuar që ai të bënte një deklaratë publike ku të thuhej se mbulimi që tabloidi i kishte bërë marrëdhënies së tij intime, nuk ishte i motivuar politikisht.

Kompania ka pranuar në të kaluarën se ajo është angazhuar në ato që njihet si praktika “catch-and-kill”, “kap dhe vrit” (një teknikë e përdorur nga disa gazeta për të parandaluar informacione që dëmtojnë dikë të bëhen publike, për të mbrojtur aleatët e gazetës), me qëllimin për të ndihmuar zotin Trump të bëhet president. Zoti Trump ka qenë shumë kritik ndaj zotit Bezos dhe mbulimit që “Washington Post” i ka bërë Shtëpisë së Bardhë.

Sigurisht që nuk dua që fotot personale të publikohen, por gjithashtu nuk do të bëhem pjesë e praktikës së tyre të njohur të shantazhit, favoreve e sulmeve politike si dhe korrupsionit”, tha zoti Bezos.

Çështja Bezos u bë publike kur “National Enquirer” publikoi një artikull më 9 janar mbi marrëdhënien e tij me Lauren Sanchez, një ish-spikere televizive e cila gjithashtu është e martuar. Zoti Bezos punësoi më pas një ekip investiguesish privatë për të zbuluar se si tabloidi arriti t’i sigurojë mesazhet dhe fotot që të dy ata kishin shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto