E kapi policia duke nisur makinën pa patentë, këngëtarja shqiptare përfundon në rajon

Së fundmi, këngëtarja shqiptare Marjona Metohu ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka treguar për një incident që i ka ndodhur.

Marjona është shprehur se teksa po bënte kursin e patentës, nuk priti ta mbaronte, por i dha makinës pa u pajisur me patentë. Ajo u ndalua nga policia dhe u shoqërua në rajon.

“Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës. Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo. Shkojme në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhenë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.”Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë”, tregoi Marjona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto