“E kam mbajtur në prehër”, Genti zbulon lidhjen e hershme me Rudina Dembacajn

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Soiree” kanë qenë të ftuar dy aktorët e njohur, Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj.

Ata kanë folur për qytetin e tyre të lindjes, Lezhën. Gjatë intervistës në studio, Rudina dhe Genti kanë zbuluar se njihen që fëmijë.

“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”, ka thënë Gent Zenelaj në studio, duke sjellë të qeshura. Kur u pyetën nga Jonida nëse kanë qenë bashkë në një lagjie, Genti ka rrëfyer më shumë detaje.

“Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanim në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”, tha aktori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto