E ka marrë malli për Mozzik? Loredana habit fansat me deklaratën e ndjerë që bën

Loredana dhe Mozzik kanë kohë që janë ndarë nga njëri-tjetri, por në largësi ata kanë bërë deklarata të ndryshme për lidhjen që kanë patur.

Së fundmi, Loredana ka shtuar dyshimet se mund të ketë bërë një dedikim të ndjerë për Mozzik. Ajo ka publikuar një video të sajën ku ka shkruar “Më mungon kaq shumë”.

Menjëherë fansat kanë filluar të mendojnë se Loredana ia ka bërë këtë dedikim Mozzik, pasi dyshja kanë kohë të ndarë dhe nuk janë parë prej javësh. Por Loredana mund ta ketë edhe një dedikim për Zunën, personin që po aludohet se është në një lidhje.

Ndërkaq, kujtojmë se javë më parë Mozzik tha se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk do të rikthehet më kurrë me reperen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto