E dëgjuam mirë? Reperi italian Fedez sapo ironizoi keq Noizyn në Instagram/ Video

Fedez është një nga reperët më të njohur italianë, i cili gjatë muajit shtator u martua me blogeren Chiara Ferragni, në një ceremoni madhështore.

Ata bashkë kanë një djalë, vogëlushin Leo, me të cilin publikojnë shpesh video e foto në profilet e tyre në Instagram.

Ditën e djeshme, Fedez ishte bashkë me djalin dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që me humor po i tregonte të birit se Cardi B dhe Offset ishin ndarë nga njëri-tjetri.

Reperi ka xhiruar djalin e tij dhe Chiaren të ulur para një laptopi, ndërkohë që në një moment i është drejtuar atij duke i thënë që të shkruaj një lajm për Noizyn.

“Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”, dëgjohet të thotë reperi Italian, duke e bërë gjithë rrjetin lëmsh. Të ketë qenë kjo një thumbim për reperin shqiptar për faktin se ai ka shumë fansa të vegjël?

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto