E dashura e futbollistit të njohur shantazhon modelen: “Do të të publikoj videon intime nëse…”

E dashura e futbollistit Serge Orier, Henka Voigt, është duke u përballur me akuza të rënda me drejtësinë, për shkak të shantazheve që i ka bërë një modeleje.

31 vjeçarja është denoncuar nga modelja Juliana Goderd, pasi i kishte kërkuar një shumë të konsiderueshme parash dhe në këmbim, nuk do t’i publikonte një video intime që dispononte të sajën.

Juliana

Mirëpo, modelja ka shkuar në polici dhe i ka ngritur një kurth Henkas. Ato lanë një pikë takimi dhe në vend që të shkonte Juliana, kanë mbërritur forcat policore, të cilat kanë bërë ndalimin e Henkas.

Momentalisht, e dashura e futbollistit të Tottenham do të dali para gjyqit për të marrë dënimin përkatës. Nuk është e para herë që ky çift kanë probleme me policinë, pasi kujtojmë se disa javë më parë, Henka e denoncoi futbollistin se ushtronte dhunë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto