Duke u puthur në makinë, Dua Lipa zbulon momentet romantike me modelin e njohur

Disa javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare i dha fund lidhjes disa vjeçare me Isaac Carew. Menjëherë pas ndarjes, Dua u përfol se ishte në një lidhje me Anwar Hadid, modelin e njohur dhe njëkohësisht vëllain e Gigi dhe Bella Hadid.

Dyshja u kapën mat gjatë një festivali në Angli disa ditë më parë, ku u shfaqën duke u përqafuar e puthur. Pasi këto foto bën xhiron e rrjetit, vetë ata kanë vendosur të dalin hapur.

Ka qenë Dua ajo që ka publikuar pak më parë një video ku shihet me Anwar brenda në makinë. Këngëtarja ka filmuar modelin e njohur, i cili sheh Duan duke buzëqeshur dhe më pas i dhuron një puthje, duke pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto