Duke shkëmbyer një puthje, Aurela Gaçe bën dedikimin emocionues për burrin: “Njeriu që më mban”

Mbrëmjen e djeshme, Aurela Gaçe ka dhënë një super koncert në Amfiteatrin e Tiranës, provat për të cilin kanë zgjatur me ditë të tëra.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë të ditur se mbështetjen më të madhe ia ka dhënë bashkëshorti i saj, Skerdi, i cili është kujdesur për gjithçka.

Aurela ka publikuar një video me bashkëshortin në Instastory ku shihen teksa shkëmbejnë një puthje.  “Njeriu që më mban, ja kështu me dashuri. Ai ka gjithë ditën këtu, kujdeset për gjithçka”, ka shkruar Aurela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto