“Do t’i bëj, s’më intereson fare”, Kiara Tito pranon publikisht ndërhyrjen në fytyrë

Kiara Tito është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila është shumë e ndjekur në profilin e saj në Instagram.

Këtë të shtunë, Kiara ka qenë e ftuar në rubrikën e Dojna Memës “Një ditë me Dojnën” në emisionin “Pop Culture”.

Prej andej, Dojna i ka bërë disa pyetje nga fansat Kiarës, ku një prej tyre e pyeste pse i kishte bërë buzët. “Pse i ke bërë buzët se duken jo origjinale”, ka qenë pyetja që ka bërë Dojna.

“Është e drejta ime t’i bëj dhe do t’i bëj sepse nuk më intereson fare çfarë thonë njerëzit”, ka qenë përgjigjia e prerë që Kiara ka dhënë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto