Do të kthehet në një hit, zbulohet titulli i këngës së Mozzik me Taynën

Prej disa kohësh është komentuar në media se Mozzik dhe Tayna do të bëjnë së bashku një bashkëpunim. Së fundmi, janë vërtetuar këto fjalë.

Përmes një postimi në Instastory, dy reperët kanë zbuluar se kënga pritet të publikohet shumë shpejt dhe kanë dhënë disa detaje.

“Po pritoj mju kallzu që osht hit. Hahaha se e kam tepru hit hit… amo betohem që është mega hit”, shkruan Mozzik.

Kënga e dyshes quhet “Edhe ti” dhe pritet që të publikohet brenda këtij muaji.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto