“Do të dua përjetë”, Oriola Marashi i bën dedikimin nga zemra njeriut special për të

Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në Shqipëri, e cila komentohet shumë në media e rrjete sociale për fotot e videot e saj provokuese.

Pak më parë, Oriola ka publikuar disa foto të njëpasnjëshme me mikun e saj të mirë, fotografin e njohur, Endrit Mertirin, duke i uruar atij ditëlindjen dhe duke u shprehur se do të jenë përjetë shokë.

“Shokë të ngushtë përjetë. Gëzuar ditëlindjen shoku im që prej ditës së parë, të dua përjetë. Të kesh një shok të vërtetë është gjëja më e mirë që një person mund të ketë. Jam e lumtur përsa kohë të kam pranë meje.  Gjithmonë bashkë”, ka shkruar Oriola në këto foto.

Ju mund të pëlqeni dhe këto