Flower
Flower

“Do ta çoj të takohet me mamanë”, aktori 68 vjeçar flet mbi dasmën me Selena Gomez

Gjatë festivalit të filmit në Kanë, Selena Gomez u shfaq në disa foto së bashku me aktorin 68 vjeçar Bill Murray, të cilët dukeshin shumë të afërt.

Këngëtarja dhe aktorja tha se e vlerësonte shumë atë, saqë ishte gati të martoheshin bashkë. Ndërkaq, mbi këto lajme ka folur së fundmi dhe aktori 68 vjeçar.

Billi ka thënë se para se të punonte me Selenën në këtë film, kishte një mendim të keq për të, por tani e ka pëlqyer aq shumë, saqë ka thënë se nëse nëna e tij do ishte ende gjallë, do e kishte prezantuar me aktoren.

“Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja. U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë”, u shpreh ai dhe më pas tha: “Nëse nëna ime do ishte gjallë, do ia kisha dërguar në shtëpi”, ka thënë aktori dhe më pas tha me shaka: “Nënë, dua që të takoj me Selenën.”

Ju mund të pëlqeni dhe këto