Do festonin përvjetorin e lidhjes por ndodhen të izoluar në shtëpi, Genci bën dedikimin romantik për Eni Koçin

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, festonin ditën e djeshme përvjetorin e lidhjes së tyre.

Përmes një postimi në Instastory, Genci ka bërë të ditur se për këtë ditë speciale ata do të shkonin në Maltë, por për shkak të koronavirusit ata e kanë anulluar udhëtimin.

Ndonëse ndodhen të izoluar në shtëpi, këngëtari ka thënë se këto momente veç sa e forcojnë akoma më shumë dashurinë që ekziston mes tyre.

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit. Ditën që na bëri bashkë”, ka shkruar Genci.

Ju mund të pëlqeni dhe këto