“Do e thyej TV, shkatërrim nervash”, Fation Kuqari shpërthen ndaj Sindit

Ish konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari, ka shpërthyer keq ndaj Sindit gjatë mbrëmjes së djeshme teksa po transmetohej “Përputhen Prime”.


Fationi ka publikuar një foto të Sindit, mbi fytyrën e të cilës ka vendosur një emoji të madh në fytyrë. Ai ka thënë se i vjen të thyejë televizorin kur e sheh.


“Booo nëse do e thyej TV, i vetmi person do të jetë për këtë… Shkatërrim nervash. Ndjesë të gjithëve se s’doja të reagoja fare, po shumë antipatike”, ka shkruar ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto