“Do e mësosh djalin ta urrejë Serbinë?”, Almeda Abazi shpërthen ndaj fansit

Almeda Abazi dhe Tolgahan u bënë prindër një muaj më parë të një djali, i cili quhet Efehan dhe që i ka gëzuar tej mase prindërit e tij.

Ndonëse nuk ka qenë shumë aktive në profilin e saj në Instagram këto kohë pasi i është dedikuar rritjes së djalit, Almeda së fundmi u është përgjigjur pyetjeve të disa fansave.

Por njëri prej tyre e ka pyetur Almedën nëse do t’i mësojë djalit të saj ta urrejë Serbinë dhe bukuroshja brune ka shpërthyer në revoltë.

“Do ta mësosh Efehan të urrejë Serbinë aq shumë sa e urren ti?”, e pyet ndjekësi, ndërsa Almeda ia ka kthyer: “Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto