“Do çojë në depresion shumë këngëtarë”, Dj Vin Veli bën deklaratën pas ndalimit të muzikës

Dj i njohur shqiptar, Vin Veli, ka reaguar mbi vendimin e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimit të muzikës pas orës 20:00.

Vin Veli ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ku u shpreh se ky nuk ishte një vendim i duhur sepse mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjelli varfëri.

Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”, tha ai.

Më tej, ai ka shtuar se duhet të bashkëjetohet me këtë virus sepse nuk dihet për sa kohë do zgjasi kjo situatë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto