“Do bëj një beb”, Roza Lati rrëfehet me detaje për pritjen e ëmbël

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, Roza ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një pellush, e ulur në një kafe, por në sy të të gjithëve ka rënë barku i saj i fryrë, që i bën të gjithë të mendojnë se ajo është shtatzanë.

Këtë detaj e ka vënë re edhe vet moderatorja, e cila ka folur për herë të parë mbi dëshirën për të bërë një fëmijë.

“Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë.. dhe meqë unë kam rënë në dashuri për të 700-tën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht ta bëj një beb, se më shkoka mesa po shoh në këtë foto. Si mendoni ju? Ta nis me një çun apo një gocë?”, ka shkruar Roza në postim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto