Do bëhet baba për herë të parë, Gaz Paja zbulon padashje gjininë e fëmijës

Gaz Paja është një prej aktorëve më të njohur të humorit shqiptar, i cili do të bëhet baba për herë të parë pas disa muajsh.

Vet ai dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, e konfirmuan këtë lajm muajin e kaluar. Së fundmi, Gazi ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree”.

Aty Gazi ka folur për dasmën dhe për fëmijën që pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Aktori ka zbuluar padashje gjininë e fëmijës kur po fliste për raportin e tij me kryebashkiakun e Tiranës.

“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja.

“Pra, ju prisni një djalë?”, e pyeti Jonida. “Po, ne presim një djalë”, tha Gazi. Ndërkaq, Gazi zbuloi se ai dhe Ira e kanë shtyrë muajin e mjaltit për një moment tjetër.

Ju mund të pëlqeni dhe këto