Disa muaj pas dasmës, Miriam Cani ekspozon unazën e veçantë të martesës

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet me të dashur të publikut shqiptar, të cilët kurorëzuan në martesë disa muaj më parë dashurinë e tyre.

Ata bënë një ceremoni të fshehtë në Maldive dhe pasi erdhën në Shqipëri, bënë të ditur martesën e tyre, pamje nga e cila i përfshinë në klipin “Duamë”.

Ndërkaq, vetëm disa muaj pas dasmës, Miriam ka treguar unazën e martesës. Në këtë foto të publikuar në Instagram, këngëtarja shihet e buzëqeshur, ndërsa bie në sy unaza me gurin që shkëlqen.

Kujtojmë se Miriam është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ajo dhe Albani do të bëhen prindër për herë të dytë, këtë rradhë të një djali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto