David Beckham rrëfen sekretin ‘turpërues’! Mbushte të brendshmet me…

David Beckham mbushte të brendshmet e tij me çorape për setet fotografike të Armani Underwear , të paktën kështu deklaron komediani James Corden.

James ka treguar se ai zbuloi sekretin e futbollistit të njohur kur ai po realizonte një set fotografik të ngjashëm me atë të Beckham për revistën Heat.

Komediani tha se futbollisti e telefonoi atë për t’i rrëfyer “sekretin turpërues”.

“Davidi më tha se fuste më shumë çorape në të brendshmet e tij se sa unë”, ka rrëfyer James.

Me siguri kjo ka qenë një shaka e humoristit, ashtu si ai e ka zakon, ose mund të ketë ndodhur vërtetë. Për këtë do të na duhet një deklaratë nga David, por gjithsesi na duket kaq qesharake!

Ju mund të pëlqeni dhe këto