Dasmë madhështore, dalin pamjet nga martesa e Robertës së “Rebelde”

“Rebelde” ka qenë padyshim një nga telenovelat meksikane më të ndjekura në gjithë botën dhe një prej personazheve më të spikatur aty, ka qenë Roberta.

Së fundmi, aktorja që ka luajtur këtë personazh, Dulce Maria, është martuar. Prej 3 vitesh, ajo është në një lidhje me producentin Paco Alvares.

Dyshja janë martuar në një dasmë ku kanë marrë pjesë familjarët dhe miqtë e ngushtë. Mediat meksikane kanë publikuar disa pamje nga ceremonia e martesës.

Në këto foto, shfaqet Dulce e veshur me fustanin e bardhë dhe duket e mrekullueshme. Në videon më poshtë, shihet dyshja duke kërcyer vallëzimin e parë si burrë dhe grua.

Ju mund të pëlqeni dhe këto