“Dashuri, shpresë, dritë”, Angela Martini rrëfen historinë e jetës së saj dhe rrugën drejt suksesit

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, është shumë e komentuar në media për jetën e saj personale dhe jo vetëm.

Së fundmi, Angela ka bërë të ditur se libri i saj do të publikohet shumë shpejt. Në këtë libër, Angela ka treguar për historinë e jetës së saj dhe rrugën drejt suksesit.

Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram kopertinën e librit. Ai quhet “Dashuri, shpresë, dritë” dhe është një autobiografi, që do të gjendet dhe tek panairi i librit.

“Nuk mund të pres ta ndaj historinë time me të gjithë ju. Në dyqanet e librave pranë jush, shumë shpejt”, ka shkruar Angela në këtë postim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto