Dafina Zeqiri bën gjestin fisnik për personat me aftësi të kufizuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se ka ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina ka bërë të ditur se ka dhuruar një numër të madh karrocash për personat që për fat të keq nuk mund të ecin.

“Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen gjithë miqtë e mi që jetojnë me aftësi të kufizuar dhe detyrohen të jetojnë kështu tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria – Rijad Mehmeti”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Ju mund të pëlqeni dhe këto