Flower
Flower

Ç’po ndodh? Enca i habiti të gjithë me veprimin që bëri ndaj Noizyt

Këngëtarja e njohur Enca dhe reperi Noizy prej disa vitesh nuk flasin më me njëri-tjetrin, që pas një deklarate të Encës kur tha se ishte “Selfmade”.

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu reperit, i cili e largoi këngëtaren nga “OTR” dhe tashmë dyshja as nuk flasin me njëri-tjetrin dhe vazhdojnë me thumbimet e ndryshme.

Ditën e djeshme, Enca u bë e para këngëtare që arriti 2 milion ndjekës në Instagram dhe nëpërmjet një pyetësori, u ka kërkuar ndjekësve që të tregojnë momentin se kur filluan ta ndjekin në Instagram.

Njëri prej fansave i ka thënë këngëtares se ka filluar ta ndjeki që në momentin kur ajo dhe Noizy publikuan këngën “Bow Down”.

Këngëtarja ka publikuar përgjigjen e ndjekësit dhe ka publikuar karshi tij disa momente nga kënga e saj me reperin, kur ndodhet përkrah Noizyt duke kënduar, duke habitur të gjithë ndjekësit me këtë veprim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto