“Burra shqiptarë impotentë…”, Eni Çobani vijon me revoltën kundër gjyqtarit që i kërkoi marrëdhënie intime nënës

Avokatja e famshme shqiptare, Eni Çobani, ka qenë shumë e revoltuar ndaj skandalit që u përhap në emisionin investigativ “Stop” mbi gjyqtarin e Fierit, Roland Hysin, i cili i kërkoi nënës marrëdhënie seksuale në këmbim që t’i jepte kujdestarinë e fëmijës.

Pas një statusi revoltues në rrjetet sociale, Eni Çobani ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Debati në Channel One”, prej nga ka vijuar të tregojë irritimin që i ka shkaktuar kjo çështje dhe ka deklaruar se shumica e meshkujve shqiptarë kanë komplekse dhe impotencë.

“A mundet, kur unë shikoj një burrë. E kam fjalën një burrë, lëre çfarë është gjyqtar, dhe i thotë një gruaje do bëjmë dashuri bashkë? A mundet ky njeri, si burrë, jo si gjyqtar? Kur do mësojnë këta burra shqiptarë që dashuria nuk vidhet. Dashurinë nuk e vjedh dot. Dashurinë duhet ta fitosh dhe nuk mund ta rrëmbesh dhe ta dhunosh. Pra kur do kuptoni ju burra. Ju keni komplekse të forta impotence. Duhet pranuar që ka edhe burra shqiptarë që kanë impotencë totale. Dhe as mos e diskutoni këtë gjë. Ka një impotencë të jashtëzakonshme që reflektohen në këto forma. Një burrë i formuar,.e kam për atë pjesë burrash si ai gjyqtari që tha të shikoj nga koka te këmbët, biles të kam edhe depërtuar . A e kupton ti se me çfarë njeriu ke të bësh? Po si ky ke shumë nga këta. Nuk kanë etikë profesionale, nuk kanë etikë njerëzore. Nuk janë njerëz dhe pastaj të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. E kam thënë se nëse gjyqtarë dhe prokurorë do të zgjidhen vetëm nga notat, ne përsëri do të kemi njerëz të tillë. Duhet të zgjidhen nga karakteri, nga ana psikologjike, analizë të tërë të personalitetit dhe identitetit të tij dhe pastaj do bëhesh gjyqtar dhe prokuror”, është shprehur Eni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto