“Bravo ju qoftë!”, këngëtarja e njohur shqiptare bashkohet me protestën e studentëve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka dalë në mbështetje të studentëve dhe protestës së tyre kundra tarifave të larta të studimit.

Besa ka publikuar një video të protestës në profilin e saj në Instagram dhe i inkurajon ata që të ngrenë zërin.

“BRAVO JU QOFTË! NGRINI ZËRIN PËR TË DREJTAT TUAJA ! NGRINI ZËRIN PËR JETËN TUAJ QË SHKATËRROHET NGA KORRUPSIONI E ARROGANCA! UNË JAM ME STUDENTËT! SHQIPËRI MEDIA; MOS MINONI E MANIPULONI BASHKËQYTETARËT TUAJ! #unëjammestudentët “, shkruan Besa në postimin e saj në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto