Bleu fustanet që kushtonin 1.6 milionë dollarë, modeli shqiptar zbulon ku kanë shkuar ato para

Modeli shqiptar Rolando Lekaj është mjaft i komentuar për shkak se ai shfaqet përherë në shoqërinë e VIP-ave, si Irina Shayk, Kendall Jenner, Nicki Minaj, ejt.

Megjithatë, vitin e kaluar Rolando u përfol shumë pasi ai bleu në një ankand bamirësie një koleksion fustanesh që kapnin vlerën e 1.6 milionë dollarëve.

Së fundmi, Rolando ka qenë i ftuar në emisionin “Soiree”, ku ka zbuluar se paratë kanë shkaur për kërkim shkencor mbi disa sëmundje.

“Kur gjendet ai ilac, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithe botën. Ajo ndihmë që unë kam dhënë atë ditë nuk është vetëm për modën apo për t’u treguar në televizion, por eshtë për gjithësecilin nga ne, edhe për fëmijët e fëmijëve tanë, sepse në të ardhmen ata nuk do të jetojnë me frikë siç po jetojmë sot ne”, tha Rolando.

Kujtojmë se modeli shqiptar është i martuar me një biznesmene nga Kina, me të cilën ka dhe një vajzë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto