Flower
Flower

Bes Kallaku tall hapur doktorin e ‘plastikëve’: “Kur ishte i virgjër dhe dilte xhiro nga liqeni”

Aktori Bes Kallaku njihet për humorin e tij, prej të cilit ka marrë edhe famën që zotëron sot dhe numëron me mijëra fansa në Shqipëri.

Nga ana tjetër, të gjithë e njihni doktorin Skerdi Farian, Drejtorin e Klinikës KEIT, që është bërë i famshëm nga posti që mban dhe nga daljet e tij të shpeshta në ekran, ku edhe numëron një numër të mirë ndjekësish në Instagram.

Image result for skerdi faria dhe bes kallaku

Së fundmi, një foto e Skerdit kur ka qenë në rininë e tij po qarkullon në rrjetet sociale dhe kaq ka mjaftuar që faqe të ndryshme ta bënin ‘meme’.

Dhe sigurisht që njërën prej këtyre memeve e ka shpërndarë edhe Bes Kallaku, ku edhe ka shtuar disa fjalë të vetat.

“Skerdi Faria kur ishte i virgjër”, lexohet në këtë foto të Skerdit, ndërsa Besi ka shkruar “Skerdi Faria kur dilte eskursion te liqeni”, duke bërë tagg edhe doktorin.

Kaq ka mjaftuar dhe në rrjet kanë shpërthyer të qeshurat.

Ju mund të pëlqeni dhe këto