Bes Kallaku sjell filmin e tij, ja se çfarë roli do të luajë në të

Disa ditë më parë, u përfol se Bes Kallaku do të sillte filmin e tij që do ta prodhonte kompania e vet “Loku Film” dhe do të jetë i zhanrit komedi.

Pas këtyre lajmeve, këtë e ka konfirmuar vet Besi, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, ka zbuluar disa detaje nga ky film.

Në një poster ku shfaqet fotoja e tij, Besi shkruan: “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj” dhe më pas ka zbuluar se ka dy vite që merret me këtë film.

“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se në këtë film do të luajë rolin e një politikani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto