Flower
Flower

Bëri tatuazhin për Kosovën, fansat shpërthejnë ndaj Gashit: “Ai përdoret nga serbët”

Ditën e djeshme, reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi, zbuloi në Instagram se kishte bërë në bark një tatuazh për Kosovën, ku shkruante “Kosovo”.

Mirëpo, shumë prej fansave të reperit nuk kanë qenë të kënaqur me këtë zgjedhje të Gashit, duke e kritikuar atë se shkruhet Kosova me “A” dhe jo me “O”, pasi ky version përdoret më shumë nga serbët.

Në komente, një tjetër ndjekës i ka thënë Gashit se ai duhet të shkruante Dardania sepse ky është emri i vërtetë i vendlindjes së tij.

 “Kosovo është një emër serb, jo shqiptar. Emri i vërtetë i Kosovës është Dardania. Kosovo do të thotë mëllenjë (zog i zi) kështu që ti po mban një emër serb, tatuazh në lëkurën tënde.”, i ka shkruar fansi ndërkohë që Gashi ka zgjedhur mos t’i përgjigjet asnjërit prej tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto