Bënë tifo për vendin e tyre, Oriola dhe Kejvina marrin gjithë vëmendjen me pamjen e tyre në ndeshjen Shqipëri-Islandë

Mbrëmjen e djeshme është luajtur në Elbasan Arena ndeshja Shqipëri-Islandë, ku triumfoi vendi ynë. Të pranishëm në këtë ndeshje kanë qenë dhe shumë personazhe të njohur.

Dy modelet e njohura, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi, e kanë ndjekur ndeshjen nga stadiumi, ku kanë qenë bashkë me fotografin dhe shokun e tyre, Juxhin Kurtin.

Ka qenë Kejvina që ka publikuar një video me Oriolën, të cilat këndojnë “Xhamadani vija-vija” dhe më pas bëjnë shqiponjën me duar.

“O sa mir me qen shqiptare oheej”, ka shkruar Oriola në një video të ndeshjes që ka hedhur dhe më pas ka treguar rezultatin. Vajzat dëgjohen duke brohoritur e duke bërë tifo për Shqipërinë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto