Flower
Flower

Bëjnë një jetë luksoze, Angela Martini zbulon dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë bashkëshorti

Prej më shumë se një viti, modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është e martuar me biznesmenin rumun Dragos, me të cilin jeton në Los Angeles.

Së fundmi, modelja ka realizuar një intervistë për “Who”, ku ka zbuluar se ka hequr dorë nga modelingu dhe është duke u marrë momentalisht me projekte të rëndësishme në jetën e saj.

Gjatë intervistës, Angelina është pyetur se cila është dhurata më e shtrenjtë që ka marrë nga bashkëshorti, ndërsa ajo është përgjigjur se dhuratat shpirtërore për të janë me më shumë vlerë.

“Dhurata më me vlerë që kam marrë nga partneri, është qeni im, King. Është dhurata më me vlerë, sepse asnjëherë nuk mund ta mas me para. Dhurata që marr çdo ditë prej tij, është besnikëria dhe dashuria e tij”, ka treguar Angelina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto