Bebe Rexha e thotë hapur: “Dua të gjej një djalë shqiptar për t’u martuar”

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare. Disa ditë më parë, ajo ishte e pranishme në Shqipëri, ku pa nga afër situatën pas tërmetit dhe ndihmoi në ndërtimin e shtëpive të dy familjeve.

Gjatë vizitës së saj në vendin tonë, Bebe ka dhënë një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH me gazetarin Andi Vrapi.

Këngëtarja është pyetur nëse prindërit ose familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” gjatë vizitave në Shqipëri. Këngëtarja ka thënë se ëndërron të martohet me një shqiptar.

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë. Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”, është shprehur Bebe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto