Bashkëpunuan për të sjellë këngën “Magdalena”, Tayna ka dy fjalë për Flori Mumajesin

Disa ditë më parë Tayna dhe Flori Mumajesi sollën bashkëpunimin e tyre të parë, këngën “Magdalena”, e cila ka arritur një sukses të madh.

Në brenda pak ditë, kjo këngë ka shkuar në 2.3 milionë klikime në Youtube. Pas këtij suksesi, Tayna ka bërë një deklaratë për Florin dhe Cricket.

“Flori Mumjaesi gjithmonë kënaqësi të punosh me artist si puna jote e pastaj normal rezultati dihet. 2.3 milionë dhe siigurisht më i miri Cricket”, shkroi Tayna me krenari përkrah fotos së klikimeve në Youtube.

Disa ditë më parë për “ABC News”, Tayna tha se ishte ideja e saj të bashkëpunonte me Florin. “Si ide për t’ja dërguar demon Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranuar pa hezitim”, deklaroi reperja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto