Aurela Hoxha rrëfen situatën në Spanjë nga koronavirusi: “Kaluam një frikë të madhe”

Aurela Hoxha është një nga modelet më të njohura dhe të komentuara shqiptare, e cila ndodhet e izoluar në Spanjë.

Shteti spanjoll është vendi i dytë pas Italisë më i goditur nga koronavirusi, ku ka patur një numër të lartë vdekjesh. Së fundmi, Aurela ka qenë në një lidhje Skype nga Barcelona me emisionin “Rudina”.

Aurela ka treguar në emision se para se të shkonte në Barcelonë, ajo ishte në Milano dhe situata ishte e rënduar dhe frika e madhe.

“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto