Flower
Flower

“Asnjëherë nuk do ndaloj”, Justin Bieber zbulon gjendjen e keqe shëndetësore

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, merakosi gjithë fansat e tij kur zbuloi një muaj më parë se do të tërhiqej nga muzika për shkak të problemeve shëndëtësore.

Në një postim informues në Instagram, Justin u shpreh se ndonëse muzika është shumë e rëndësishme për të, asgjë nuk vinte para familjes e shëndetit.

Pak më parë, këngëtari i njohur ka njoftuar gjithë fansat e tij se është duke u kuruar, ndërsa ka postuar një foto në Instagram dhe ka thënë se kjo është një prej periudhave më të vështira për të.

“Çdo ditë po bëhem më mirë…po rikthehem…asnjëherë nuk do ndaloj së luftuari. Periudha më e vështirë e jetës time”, ka shkruar këngëtari krah kësaj fotoje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto