Arrestohet këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, çfarë i gjetën policët në makinë që çoi në prangosjen e tij

Këngëtari i njohur grek, Notis Sfakianakis, është paraqitur sot në ambientet e prokurorisë pas arrestimit të tij.

Këngëtari ka arritur në gjykatën e Evelpidon bashkë me oficerët e policisë, ku është parë i prangosur teksa ka shkuar për të marrë dënimin e tij me maskë, syze dhe kapele.

Ai u ndalua në orën 8 teksa po shkonte në shtëpinë e tij. Ishte policia që e ndaloi këngëtarin që lëvizte me makinën e tij tip “Range Rover” dhe ai iu bind urdhrit të efektivëve.

Ylli i muzikës dorëzoi dokumentet e makinës, por një nga policët pikasi me sy një qese në sediljen e pasme të makinës së tij, ku u zbulua edhe kokaina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto