Ana në një lidhje romantike me Bardhin, zbulon marrëdhënien e tyre intime

Disa kohë më parë u përfol se ish konkurrentja e “Përputhen”, Ana, është e lidhur me reperin Bardhi. Dyshja u fotografuan disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por në emisionin “Përputhen” Ana i mohoi këto lajme. “Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e  vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë.”

Ndërkohë, Ana ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Ajo ka zhvilluar një intervistë të fundit në “Prive”, ku është pyetur “Nga një deri në pesë sa je e varur pas seksit?”

Përgjigjia e saj ka qenë “pyet Bardhin”. Me këtë replikë, Ana ka lënë të kuptohet se ajo dhe Bardhi kanë një lidhje intime me njëri-tjetrin, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto