Ana i tha se nuk do më të vazhdojë ta njohi, Riniani e thumbon publikisht

Gjatë puntatës së fundmi të “Përputhen” është shfaqur takimi mes Anës dhe Rinianit. Ky i fundit i bëri një surprizë romantike Anës, por ajo nuk u duk e emocionuar.
Për këtë e kritikuan dhe konkurrentët në studio. Në fillim, Ana u justifikua duke thënë se nuk ndjehej mirë. Më pas, ajo u shpreh se nuk dëshiron ta vazhdojë më tej njohjen me Rinianin sepse nuk ndjehet e emocionuar kur është me të.
“Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem”, tha Ana.
Më pas Ana u ngrit ta përqafonte Rinian, por ai me ironi i tha se po e përqafonte si shoqe pasi e refuzoi.
“Si shoqe, hajde shoqe e dashur”, u shpreh ai me ironi. Më pas, Riniani i ka hedhur disa thumba Anës pas zhgënjimit nga vendimi që ajo mori.
“Nuk ka problem fare. Do të të dhuroj dhe një biletë pastaj për Los Angeles, për Hollyëood. Jam shumë i zhgënjyer. Nuk ka vdekur njeri nga dashuria dhe nuk do të vdes as unë”, tha Riniani.
View this post on Instagram