Almeda feston ditëlindjen, Tolgahan i bën urimin më të bukur bashkëshortes

Dita e sotme është shumë e veçantë për Almeda Abazin, pasi bukuroshja shqiptare feston 28 vjetorin e lindjes së saj.

Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë shumë urime nga miqtë, të afërmit dhe fansat. Por një nga urimet më të bukura ia ka bërë bashkëshorti i saj, Tolgahan.

Ai ka publikuar një video bashkë me Almedën në Instastory, përbri së cilës ka shkruar: “Mirë që u linde më e bukura e botës”.

Por sot për çiftin është edhe një ditë speciale, pasi ata festojnë përvjetorin  e martesës së tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto