Almeda festoi ditëlindjen, Tolgahan i bën surprizën emocionuese bashkëshortes

Ditën e djeshme, Almeda Abazi festoi ditëlindjen e saj të 28-të dhe ka marrë shumë urime në këtë ditë të veçantë për të.

Pavarësisht se i bëri një urim të ndjerë në Instagram, bashkëshorti i saj, Tolgahan, ka vendosur që ta surprizojë sërish bukuroshen shqiptare.

Ai dhe Almeda kanë shkuar në një darkë romantike, në një vend me pamje nga Bosfori. Dyshja kanë publikuar një foto nga darka ku shihen të veshur mjaft elegantë.

“Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që ekziston një bukuri e tillë, mami i të voglit Efehan”, shkruan Tolgahan në këtë foto me Almedën.

Po ashtu, çifti festonte dje edhe përvjetorin e martesës dhe Tolgahan ka publikuar një foto nga dasma. “Gëzuar përvjetorin e tretë dashuria ime. Qofshim bashkë për shumë vite”, shkruan Tolgahan duke e përfunduar urimin shqip “Të dua shumë”, shkruan aktori.

Ju mund të pëlqeni dhe këto