Akuzat se Kate Middleton kujdeset pak për fëmijët e saj, familja mbretërore padit revistën e njohur

Disa ditë më parë, revista e njohur “Tatler” publikoi një artikull me titullin “Catherine the Great”, ku fliste për Kate Middleton. Aty thuhej se dukesha ndjehet shumë e lodhur dhe e rraskapitur kohët e fundit sidomos pas largimit të Meghan Markle.

Në këtë artikull shkruhej se familja mbretërore e kritikon shumë Kate për peshën dhe kujdesin e paktë ndaj fëmijëve të saj. Artikulli ishte i shkruar nga Anna Pasternak, që tregonte çrregullimet e të ngrënit të Princeshë Dianës.

Anna ka bërë një krahasim midis tyre, duke shkruar se “Kate është bërë shumë e dobët, si princeshë Diana”.

Mirëpo, familja mbretërore britanike pretendon se këto janë gënjeshtra dhe kanë paditur këtë revistë. Kesington Palace madje publikoi një deklaratë të ashpër për këtë artikull.

“Anna Pasternak autorja e shkrimit bazohet tek burimet e saj. Për çdo gjë ne kemi kërkuar bashkëpunimin e Kate. Fakti që mohohet tani është një gënjeshtër e madhe”, ka qenë reagimi i kryeredaktorit të revistës “Tatler”. Ndërkohë, e gjithë çështja ka kaluar në gjyq.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto