Aktorja e famshme e “Game of Thrones” bëhet nënë për herë të parë pas martesës

Së fundmi, mediat e huaja kanë bërë të ditur se çifti i njohur, Joe Jonas dhe Sophie Turner, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ka qenë media “Just Jared” që ka raportuar se aktorja e famshme e “Game of Thrones”, Sophie Turner, është shtatzanë.

Dyshja kishin vendosur ta mbanin të fshehtë këtë lajm dhe ta shijonin  në privatësi këtë periudhë, por disa të afërm e kanë bërë publik lajmin e ëmbël.

Kujtojmë që Joe dhe Sophia u martuan në një ceremoni shumë private në muajin  maj në Las Vegas vitin e kaluar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto