Aksidentohet me makinë Ermal Fejzullahu, zbulohet gjendja e këngëtarit

Ditën e djeshme, këngëtari Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident rrugor në Prishtinë teksa po udhëtonte me disa pjestarë të familjes.

Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky incident. Vet këngëtari ka reaguar përmes një videoje në Instastory, ku ka falenderuar personat që janë interesuar për gjendjen e tij.

“Doja t’iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t’u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë”, shprehet Ermali.

Ju mund të pëlqeni dhe këto