Aksidentohet me makinë Albano Bogdo, dalin fotot nga vendngjarja dhe gjendja e aktorit

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Albano Bogdo, është përfshirë në një aksident me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Raportohet se ai ka qenë duke udhëtuar me një taksi, mirëpo mjeti ku ndodhej aktori ishte përplasur me një makinë të tipit “Ford”.

Kjo ngjarje sipas “Vizion Plus” ka ndodhur në zonën e ish parkut të autobusave tek Rruga e Kavajës. Në këtë foto, shihet Albano që është ulur në bordurën e trotuarit për të marrë veten.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto