Afrona ka ditëlindjen, ja urimi romantik i Bleros

Blero ka uruar bashkëshorten e tij të ardhshme, Afronën për ditëlindje, dhe urimi është shumë romantik.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një foto të Afronës dhe krahas saj i shkruan fjalët romantike.

“Shpirti im binjak, gruaja ime dhe gjithçka e imja. Urime ditëlindjen për personin më të mrekullueshëm që njoh dhe me zemrën më të bukur. Jam njeriu më me fat në botë që do ta kaloj jetën pranë teje. Dëshira ime e vetme është që më të mos i kalojmë ditëlindjet të ndarë”, ka shkruar Blero në urimin e tij.

Blero dhe Afrona së shpejti do të bëjnë dasmë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto