Flower
Flower

A është vajzë apo djalë? Noizy jep lajmin e bukur

Noizy është një prej reperëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilit janë kthyer në hite në tregun muzikor vendas, por edhe jashtë.

Siç dihet, Noizy është baba i një vajze, e cila quhet Leandra dhe jeton në Angli bashkë me të ëmën. Por reperi është edhe shumë i lidhur me mbesën e tij, Praylën.

Së fundmi, ai ka dhënë një lajm shumë të bukur, pasi familjes së tyre do t’i shtohet një anëtar i ri. Noizy ka zbuluar se do të bëhet dajo për herë të dytë.

“Dajo për herë të dytë”, ka bërë të ditur Noizy ndërsa zbulon një foto të një torte që është e zbukuruar me dy këmbë bebesh, njëra rozë e tjetra blu, duke treguar se ende nuk e ka marrë vesh gjininë e fëmijës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto