U ndanë pas 12 vitesh martesë, gazetarja dhe ish burri i saj hapin biznes së bashku

Së fundmi, në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar gazetarja Anduena Llabani, bashkë me ish bashkëshortin e saj, Ardit Jaupi.

Dyshja u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh martesë, por ruajën ende marrëdhënie të mira. Ata së bashku kanë një djalë, Aleksein, i cili i ka lidhur më shumë. Por ndonëse janë të ndarë, ata kanë treguar se kanë ndërmend që të hapin një biznes së bashku.

“Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë.

Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”, u shpreh gazetarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto