Shqipëri! E di ti ç’është të jesh vend social? Të jesh vend human?

Nga Silvana BEGAJ

Mos ju beso Shqipëri atyre që bëjnë si patriotë vetëm se janë aty. Patriotët e vërtetë janë ata që përpiqen për ty! As unë nuk jam! Nuk jam përpjekur mjaftueshëm. Dhe jo sepse ika. Ti, Shqipëri e di shumë mirë, që unë jam më shumë se kushdo aty!

E dashur Shqipëri! Nuk më vjen keq për politika të gabuara. Ato çrrënjosen shumë më lehtë nga çmendohet. Masa ka forcë të tmerrshme të bëj ndryshim. Por ç’po bën masa? E dashura ime, Shqiperi! Masa ose nënshtrohet ose zgjedh të sulmojë me servilizëm këdo që lufton për të drejtën.
E di ti Shqipëri që nuk je akoma e lirë? Liria nuk jepet, zemra ime Shqipëri, liria fitohet. Të kesh të drejtën e minimumit jetik është e drejtë humane. Jeta është shumë e shkurtër. O Shqipëri shumë shekulllore. Kupto! Ti je Shqipëria e Ilirëve! Distancoje veten nga mllefet, urrejtjet dhe luftërat e kota. Asgjë nuk i përket përjetësisë.

O njeri i fuqishëm, o mbret i botës, o udhëheqës kontinentesh. Çfarë fituat nga kjo jete? Morët po aq sa unë dhe po aq sa një i pastrehë. Një pjesë nëntoke!

Vras mendjen se çfare dreqin na ndryshoi aq shumë? Unë e di, si ballkanas që jemi ,jemi sanguin! Dhe nëqoftëse nuk kemi armiq të jashtëm kemi bërë armiq njeri-tjetrin.

Vëllai vret vallin, burri vret gruan, shoku vret shokun… Bravo! Ia more jetën! Ti atë ditë ke marrë vendin e zotit. Po nesër o i mjerë? Do vdesësh dhe ti!

E di se çmendoj, o Shqipëria ime?

Problemi qëndron tek mosleximi ose analfabetizmi.

Analfabetizmi është sëmundje, analfabetizmi sjell probleme në çdo fushë dhe stad të jetës.

Një njeri që lexon është ndryshe. Si thotë dhe Casandra Clare “duhet të bësh kujdes prej librave; çfarë është benda tyre ka fuqinë të të ndryshojë”.

Lexo Shqipëri! Me lexim do kuptosh se ka dashuri përtej urrejtjes, ka mirësi përtej mllefit, ka liri përtej diktaturës, ka bollëk përtej lirisë…

Luftove për këtë ditë.

Pas kësaj do qëndrosh me krenari me shqiponjën dykrenare.

Ti Shqipëri! Je Shqipëri e mirësisë. Je një copëz parajse në këtë ferr të vogël të sistemit aktual.

Unë dua një Shqipëri të ditur, të lirë dhe sociale!

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto